Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të fundit të Sali Berishës, duke thënë se ky i fundit është kthyer në një “tub oksigjeni” për Kryeministrin Edi Rama.
“Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker për interesa personale të Sali Berishës. PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Dhe halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”, deklaroi Lulzim Basha nga selia e PD.