Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, komentoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ai tha mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” se në këto zgjedhje qarku i Elbasanit pritet të jetë qarku më i qetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku pati dhe një viktimë nga përplasjet.
Karamuço u shpreh se bandat kanë ndryshuar taktikë, ku një pjesë është larguar nga vendi, ndërsa të tjerët sipas tij kanë zgjedhur të qëndrojnë në heshtje.
“Të gjitha bandat kanë ndryshuar taktikë. Disa prej tyre, ata problematikë që janë në kërkim, janë larguar, janë në disa shtete të tjera. Ata që janë, rrinë në heshtje, rrinë pa zhurmë. Elbasani do jetë një nga zonat më të qeta në Shqipëri. Zonat e tjera, që janë parashikuar si më të nxehta, nuk rezulton se është Elbasani”, tha Karamuço.