Juristja dhe aktivistja e njohur Mirela Cela Jorgo ka “shpërthyer” ndaj kritikëve të mjekut Edvin Prifti i cili u pezullua nga detyra pas hetimeve nga SPAK.
Ajo thotë se kardiologu i njohur meriton më shumë dhe se tarifat e tij janë të ulëta.
“Të dashur miq
Nëse një mjek si Edvin Prifti do të shpëtonte jetēn e një familjarit tim, nënës, babait, fëmijës, bashkëshortit etj, do ia jepja me qejf jo vetēm lekët për punën e tij , por ndoshta edhe ndonjë dhuratë të çmuar.Talenti i tij si mjek nuk u vlerësua kurrë në këtë vend.
Asnjëherë. Ështe absurde që një mjek si Edvini , me parametrat e njē gjeniu ne mjeksi të mos kishte luksin të jetonte mirë ekonomikishtTani që u sulët si kafshë kundra tij , shkoni operohuni tek spitalet private që ua masin kokēn me pe
Ndoshta Edvini pati edhe gjuajtje nën rrogoz nga konkurrenca që po u bënte atyre.Pra nese keni dhëne 1 mije euro per nje operim teper të veshtire në zemer , shkoni jepni 20 mijë euro tek spitali privat
Vazhdoni kuisjet tuaja se armiku në këtë vend qenka doktor Edvini
Jepini dhe ndoshta e meritoni te mos ketë mjekë të zot që tju vizitojnë dhe të vdisni si qen rrugëve”, nënvizon juristja.
Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.
Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.
Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe shtetaset Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, të cilat kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.