Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit që çoi në pranga 17 efektivë të policisë kufitare.
Ministri i Brendshëm shkruan se ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe thekson vendosmërinë për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.
“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, deklaron ministri Çuçi.