Armand Duka është rizgjedhur President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në votimin e Asamblesë pati 43 vota në total, nga të cilat 2 u shpallën të pavlefshme dhe 4 ishin vota për Sulejman Starovën.
“Diferenca prej 37 votash më shumë se sa kuorumi i domosdoshëm e shpall z.Armand Duka President të Federatës Shqiptare të Futbollit”, tha Asambleja.