Arian Çani thotë se në perceptimin publik Berisha po imition Ramën me lajmërimin e podcast-it të tij.
Pavarësisht se ish-kryeministri Berisha ka thënë se komunikimi i tij në këtë formë të re ka qenë i menduar shumë kohë më parë, fakti se kryeministri Rama e tha i pari publikisht, sipas Çanit mund të bëjë që të duket sikur është duke e imituar.
“Edi Rama është njeri që e di median, di të luajë, di të hedhi sirën, i ka të gjitha në këtë pikë dhe nuk ke çfarë i thua, në krahasim me Berishën.
Berisha është tjetër gjë, është një figurë tjetër, është një lider i paparë gjithashtu. Unë jam i gëzuar që edhe Berisha do bëjë pocast-in.
Po unë si gazetar në këtë pikë do thosha që Ramsi mund ta bëjë, nuk është ndonjë risi, veç faktit që ka vënë syze.
Unë edhe pse jam i gëzuar që Berisha do e bëjë, unë po të isha këshilltarë i komunikimit do t’i thoja ta mendonte edhe njëherë.
Në perceptimin publik ai duket sikur po imiton Ramën, lëre ça shpjegon”,-tha Arian Çani.