Andi Lila ka folur në lidhje me kërkesën publike të Dukës ndaj Edi Ramës për të lejuar një numër të limituar tifozësh në stadium për ndeshjen me Anglinë.
Lila tha se neglizhenca për të mos kthyer një përgjigjje nga kryeministri tregon se atij nuk i intereson për sportin.
“Është paradoks i madh që një stadium 22 mijë vendesh mos të ketë tifozë në stadium.
Ndoshta kryeministri nuk do që tifozët të vijnë në stadium se do bërtasim ‘Rama ik’.
Ndoshta është e padrejtë kur presidenti i FSHF-së i bën kryeministrit një thirrje publike dhe ky i fundit nuk kthen një përgjigjje.
Ky i fundit në 2016 gati sa nuk flente në hotelin e kombëtares se kam qenë vetë dëshmitar.
Mund të kishte të paktën një përgjigjje qoftë edhe negative,”-u shpreh Lila, i cili në momentet e fundit nuk u kandidua nga Lulzim Basha për deputet.