Ish-futbollisti Andi Lila në mars të këtij viti, ai u caktua nga Lulzim Basha si koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet
Në çelje të fushtës Lila u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më 25 prill të votojnë për ndryshimin dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm me ardhjen e Lulzim Bashës në pushtet.
Ai gjithashtu ftoi të gjithë të bashkohen për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit.
I pyetur për Top albania radio, nëse Basha nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, Lila shprehet se do t’i kthehet çdo gjë mbrapsh:
“Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, familjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…”- tha Lila.