Andi Bushati ka qenë mjaft kritik në emisionin “Open”.
Para gazetares Eni Vasili ai thotë se dosja e Ilir Metës është loja e radhës e kryeministrit Edi Rama.
“Kush nuk i bën gojore Edi Ramës, do të përgojohet. E kujtoni si e shpallen Bashen spiun te serbve dhe u harrua? E kujtoni si u pergojuan protestuesit e teatrit?”, tha Bushati.
“Kuvendi ka thënë që do e çoj deri në fund. Nga tmerri i kryetares së Kuvendit duket se do ta çojnë deri në fund. A ka mundësi që një student i vitit të dytë të ekonomikut që një shoku vet i thoshte unë kam vendosur të arratisem, ta tregonte këtë kur i kërcënohej me internim familja, fisi etj… Unë e kam jetuar atë kohë, Por a ishte gjithmonë në dilemën ta tregoj apo mos ta tregoj. Po a është vënë Ilir Meta në këtë dilemë. Nuk e di, presim të gjithë gamën e dokumenteve”, tha Bushati.
Bushati theksoi se nëse Ilir Meta ka qenë vërtet spiun i ish-Sigurimit siç pretendon qeveria dhe kryetarja e Kuvendit që doli e tha se u tmerrua kur pa letrën e Autoritetit, atëherë kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi ka ardhur në pushtet në 2013 me votat e LSI-së.
Nuk flitet për bashkëpunëtor. Është tjetër të jesh bashkëpunëtor dhe të denoncosh dikë.
Ore kjo partia që është tmerruar çfarë qëndrimi ka për Sigurimin e Shtetit për diktaturën Komuniste, Këta tmerrohen kur duan ta përdorin për politikë, por këta i ke në çdo festë të komunistëve kur duan t’i përdorin për vota. Këta tmerrohen se doli emri i Ilir Metës, por a e di ti çfarë mendon Lindita Nikolla për dosjet e sigurimit të shtetit. Na del e tmerruar. E gjitha kjo është një hipokrizi.