Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë është prishur ditën e sotme.
Në tabelën që prezanton projektin thuhet se prishja do bëhet për të mundësuar rikonstruksionin e godinave të këtij materniteti si dhe ndërtimin e një godine të re me tre kate.
Kohëzgjatja e punimeve është 36 muaj, ndaj pritet që gjithçka të jetë gati për 3 vite.
Edhe pse ka pasur kritika të forta lidhur me prishjen e godinës e cila ishte mjaft e vjetër, Ministria e Shëndetësisë ka vijuar projektin.