Analisti Ilir Demalia, ka shpërthyer në akuza, ndaj deputetës së zgjedhur të PD, Grida Duma.
Në emisionin “Të pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit ku ka qënë e ftuar dhe deputetja e zgjedhur e PD Grida Duma, Demalia i ka kujtuar kësaj të fundit vrasjen e Artan Santos, duke i kërkuar ‘llogari’ se kur do të flasi për të dhe telefonatën e fundit që ka patur.
“Vendimi i fundit i Biden për një urdhër ekzekutiv, është për korrupsionin jo vetëm në Ballkan por edhe në vendet e tjera.
Zonja Duma thote Berisha ka të drejtë të kërkojë transparencë. Kujt ti kërkojë transparencë!
Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë zërin e Amerikës. Ju vetë jeni aty. Po pse nuk i din ti shtëpiat e gazetarëve! Shtëpia e Metës, Berishës etj në Gjirin e Lalëzit!
Po pse ata deputetët e Gridida Dumes, apo Grida me pallatet, nuk i dijnë njerëzit!
Unë nuk dua ti hyj Gridës se Grida ka edhe gjëra të tjera. Vrasjen e Santos, flitet që telefonata e fundit është e Grida Dumës. Cfarë di Grida Duma?
Gazetari thotë atë që nuk duan ta dëgjojnë të tjerët, dhe ju këtu të gjithë si gazetarë po luani një lojë, bëni sikur keni një lloj konflikti ashtu si partitë banda”, vijoi më tej Demalia.