Përfshirja masive e shqiptarëve në kultivimin e kanabisit ka alarmuar policinë e Sheffield-it në Britani të Madhe.
Reagimi i policisë erdhi pasi kishin kapur në qytetin e tyre një shqiptar, i cili kultivonte 70 rrënjë kanabisi në një shtëpi. Pas verifikimeve, policia zbuloi se i njëjti person ishte arrestuar edhe në Londër sërish brenda një “shtëpie bari”.
Nisur nga kjo, sipas “The Star”, policia shprehet se nga verifikimet e tyre ka rezultuar se thuajse në çdo shtëpi ku kultivohet kanabis, në brendësi të saj gjenden shqiptarë që punojnë aty.
“Kjo nuk mund të jetë rastësi. Duket se grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor janë organizuar për kultivimin e pjesës më të madhe të kanabisit nëpër shtëpi në Britaninë e Madhe. Ky problem duhet adresuar”, shprehet policia e Sheffield