Aktori i Portokallisë, Rezeart Vleshnja, është përfshirë në një debat të ashpër me vajzën e Mihal Delijorgjit, Niki, pasi ishin prezent të dy në shou-n “Shiko kush luan”.
Pasi janë ngacmuar me fjalë në këtë show, ku një personazh me emrin Françeska Jaçe ka bërë një shfaqje si pornostare live në TV kombëtar Top Channel, ata e kanë vazhduar debatin në rrjetet sociale.
“Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar.
Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të tkthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0.
Të mos respektosh momentin që unë jam “lidhur” me ëngjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t’u acaruan djajtë e tu të brendshëm”, shkruan Niki.
Veleshnja ndërkohë i është përgjigjur se ajo nuk duhet të dalë më në TV, pasi iu kujton njerëzve plagët që iu ka shkaktuar i ati me atë që ka bërë në Gërdec.
“E kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore nga se vjen. Mos u mërzit sepse unë babain artist e kam dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë që ti të dëmtosh veten vetëm se babai yt ka bërë disa gabime.
Mos e vrit mendjen, po unë do të thoja mos dil nëpër TV se i ngacmon plagët njerëzve. Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht”, shkruan ai.
Kujtojmë që vajza e Delijorgjit disa vite më parë u zgjodh Miss, ndërsa tani merret me modeling dhe së fundmi ka thënë se i ka hyrë edhe muzikës.