Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Frontline” në News24 u shpreh se në aktpadinë amerikane për aferën “McGonigal” thuhet vetëm që Rama e ka takuar ish-agjentin e FBI-së.
Ngjela shtoi se nuk ka prova deri më tani se Rama ka lidhje me Moskën.
DEA në Tiranë:
Ngjela: SPAK nuk mbledh prova, por duhet të ja çosh provat që të bëjë gjykimin. Siç duket deri tani Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka qenë e fortë. Kryeministri bën edhe politikë, ka të drejtë të bëjë politikë. DEA pa vendimin e qeverisë nuk vjen dhe nuk diskutohet që kryeministri e ka ditur. Pasi e di këtë fakt ai mund të bëjë politikë si të dojë. Politika nuk është fakt është interes.
Të tjerë non-grata nga SHBA?
Ngjela: Ardhja e DEA në Tiranë është pasojë e krimit të organizuar, pra nëse nuk do të ishte trafiku i drogërave në këtë nivel, nuk kishte pse të vinte DEA.
Ardhja e DEA -s Tiranë, rrit fuqinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra kuptohet që ka çaluar hetimi në funksion të provës. Nëse nuk ka prova nuk ta merr SPAK në dorë. Pra vjen DEA dhe ka një specifikë të veçantë në ardhje sepse do kontakte me shqiptarët. Kjo profesionalisht jep mbledhjen e provave. Pra krimi i organizuar ka arritur në një nivel të ri dhe tani duhet të shohim aktet e parë që ndërmerr ajo, veprimet i merr SPAK dhe jo ajo. Këta do të mbledhin prova do t’ja çojnë Byrosë Kombëtare të Hetimet dhe këtu nis çdo gjë pastaj.
Nuk flitet me fantazi për akuzat, por flitet me fakte. Tani për çështjen McGonigal përmendej që kryeministri shqiptar e ka takuar dhe asgjë tjetër. Deri tani për Ramën nuk ka pasur provë që ka lidhje me Moskën.
Çështja e ‘Gërdecit”:
Fakti që nuk kanë qenë prova të mjaftueshme ka ardhur DEA. DEA vjen për prova. Hetimet e SPAK janë sekrete, derisa sa vjen i pandehuri, i akuzuari që hyn në lojë avokati, pra humbet sekreti.