Abuzimet me pronat ushtarake, ish-zv/komandati i Flotës Detare, Meçollari për herë të dytë në SPAK! Pritet të merret në pyetje edhe ministrja Xhaçka.
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në SPAK.
Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarakë të Shëngjinit.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanËeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se Meçollari ishte në SPAK më datë 9 mars, ku u mor në pyetje nga prokurorët, në të njëjtën ditë me ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, për një padi ndaj këtij të fundit për pronat e ushtrisë.
Në listë e personave që priten të thirren për dëshmi është dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në cilësinë e ish-Ministres së Mbrojtjes, në kohën kur bëjnë fjalë kallëzimet e Meçollarit. Megjithatë, nuk dihet se në çfarë date Xhaçka do të japë dëshminë e saj në SPAK.