Në përgjimet e Anti-mafias italiane që po tronsisin piramidën e shtetit shqiptar përpos ministrave, kryebashkiakut dee edhe një nga shefat e rëndësishëm të policisë. Gjatë përgjimit të një bisedë në datë 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saveriio dhe Ercole D’Alessdandro, zbulohet se si ata kanë joshur me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.
Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se, “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime, falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“. Po kush është polici që ka përfituar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”, gjithmonë nëse këtë terma janë përdorur në kuptimin e tyre të parë?
Sipas disa kërkimeve të thjeshta që televizioni ABC ka bërë dhe nga vetë CV-ja e tij e botuar në faqen e Policisë së Shtetit, rezulton se bëhet fjalë për drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu i cili ka mbajtur detyrën si Drejtor i Drejtorise Vendore te Policisë Tiranë nga data 28 Mars e vitit 2017 deri në 5 Shkurt të vitit 2018.
Sipas dosjes së anti-mafias, përgjimi ku mësohet se si korruptohet shefi i policisë së Tiranës është kryer në 9 gusht të vitit 2017.(lapsi)