Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe Drejtori i Ujësjellësit në këtë qytet, Shkëlqim Leskaj kanë përfunduar në polici.
Debati ka nisur për lirimin e zyrës së Leskajt, e cili në datën 6 gusht ka firmosur dorëheqjen nga kjo detyrë. Por disa ditë më pas, Leskaj është penduar duke kërkuar që ta kthejë mbrapsht, por kryetari i bashkisë së Vlorës nuk e ka pranuar, duke i qëndruar vendimit të parë të drejtorit të UKV-së.
Burime bëjnë të ditur se në datë 15 shtator, drejtorit iu kërkua që të lironte zyrën, por e ka refuzuar kërkesën duke mos pranuar, madje ka kyçur edhe derën.
Kjo ka bërë që konflikti mes palëve të përfundojë në drejtorinë e policisë së Vlorë, ku të gjitha palët janë paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen.