Gazetarja Sonila Meça, në një analizë të shkurtër ka apelur që të rikthehet vëmendja publike tek aktualiteti në vend.
Ndërsa ka bërë një panoramë të asaj çfarë po ndodh nëpër botë, si talebanët ne Afganistan apo protestat në Sidnei kundër masave shtesë anti-covid, Meço e ka kthyer vëmendjen tek situata në Shqipëri.
“BBC raporton për përleshjet në Sydney e Melbourne të Australisë ku protestuesit kundërshtojnë me dhunë masat e reja shtrënguese, që mbyllin vendin minimalisht deri në fund të shtatorit për shkak të pandemisë Covid.
Isha në dilemë mes kësaj fotoje, apo asaj të dorëzimit të një foshnjeje tek forcat ushtarake amerikane nga prindërit, përtej telave të pakalueshëm që rrethojnë rreth 4.000 trupa aleate në aeroportin e Kabulit, i vetmi nga ku mund të iket prej vendit. Të këput shpirtin braktisja e kërthiut, që njëZot e di kur sheh sërish prindërit, por unë zgjodha të publikoj këtë foto…
Kur nje debat ushqehet nga ndjenjat, instikti, apo empatia do përfundojë në kurbën emocionale. Sa më larg vendit e kohës së arsyes së çeljes së debatit, aq më i zbehtë bëhet.
Kap normën 3-ditore dhe zëvendësohet nga një tjetër debat për një tjetër tragjedi.
Sindroma e Bosnjës, një fenomen i nisur dhe mbajtur gjallë nga media – publikimi intensiv i pamjeve tragjike të luftës, sidomos edhe në rastin e Kosovës – bëri që i njëjti perceptim publik nga çdo cep i globit (me të njëjtat pamje të përsëritura pa pushim) të ushtronte presion mbi politikbërësit që mos të lejonin përsëritjen e të njëjtave histori.
Dhe roli i medias këtu qe vendimtar. Nëse sindroma ka një vlerë për mbajtjen gjallë të presionit publik, ajo është sot.
Talebanët janë larg, pavarësisht se afganët do t’i kemi këtu. Dhe kur të nisë shtatori i halleve të mëdha për secilin do ngjajnë edhe më larg. Por pandemia do të mbetet, herë si kërcënim shëndetësor, herë politik, social dhe herë ekonomik.
Përleshen në Australi e këtu nuk dua fare të hap diskutimin nëse besojmë, ose jo virusin”, shkruan Meçao në një postim në rrjetet sociale.
Sipas gazetares neve nuk na pyer kush për politikën e madhe ndërkohë që po mbytemi nga politika e llumit dhe e batërdisë në vendin tonë.
“Por edhe 10 ditë na ndajnë nga shtatori, kur hyjmë në sezonin e rinisjes së punës, alarmit të financave, pasigurive, politikës së llumit e batërdisë, medias së çartur e në funksion të pabarazisë dhe me gjasë pandemia do jetë një mjet më shumë në duart e disa më të barabartëve para ligjit, rregullit.
Dhe nëse nuk na pyet kush për politikën e madhe e do mbetemi provincë në të, me këtë situatën pandemike, që është “taleban” mbi krye, pa asnjë “aeroport shpëtimi” si do bëjmë?”, shkruan Meço.