Nga Pandeli Bardhi
Nuk është vetëm Eshrefi që shkruan kështu, janë dhjetëra e qindra e ndoshta më shumë sinicarë që dashurinë dhe mallin për vendlindjen e Seferin, Ramadanin, Asllanin dhe dy motrat, Fatikon dhe Manushaqen.
Shtatë fëmijët Selimi, i rriti, i edukoi e i shkolloi me punën e sakrificat e tij , që tërë banorët e zonës e mbajnë në gojë për punën dhe sakrificat që bëri.
Si i tillë Eshrefi nuk mund ta linte me një urë të vjetër e të dëmtuar nga koha, shtëpinë ku u rritën. Për shumë vite ai ka punuar ushtarak. Shkollën 7 vjeçare e përfundoi në fshat, për të vazhduar më pas shkollën e mesme e të lartë për ekonomist e më pas si ushtarak. Në vitin 1966, kur u hoqën gradat ishte me gradën halle, të njëjtin “infeksion” që nuk i shqitet, dashurinë për Sinicën, mallin që i djeg.
Kush vallë të jetë ajo forcë që këta banorë, brez pas brezi i “pasojnë” njëri -tjetrit dashurinë për fshatin, për vendlindjen e për Shqipërinë? Të jetë bekimi që i ka “SINICË TË QAJ ME LOT, PA TY NUK RROJMË DOT”
– Kushtuar sinicarit fisnik Eshref Memelli, që kontribuon për vendlindjen, duke u bërë shembull edhe për të tjerët
-Eshref Memelli shprehin kështu kudo ku ndodhen. Eshrefin takojmë të parin në Sinicë. Është më i gëzuar se kurrë. Megjithëse është afro 84vjet, mendimin e ka të freskët, energjitë fizike që i japin forcë këmbëve për të shëtitur çdo pëllëmbë të kurorës përreth, dora që i shkruan si në rininë e tij, nuk i binden viteve. Gjithçka ka në “bark”, i derdh me “bardhak”, me shkrime e poezi që i burojnë nga shpirti: “Ju o sinicarë të mërguar / Sinicën s’e keni harruar/ Për Sinicën mos vajtoni / Por hajdeni e s së bashku ta rindërtojmë!”. Dhe Eshrefi, jep shembullin e tij për të rindërtuar Sinicën.
Me të drejtë më thanë: “Të njohësh Eshrefin, i keni njohur të gjithë”! Kjo, është e vërtetë, Eshrefi është mishërimi i të gjithë banorëve.
Ai është vetë Sinica ndaj thotë:
“Sinica vendi në gropë /
Ku më ka rënë kjo kokë”.
Të gjithë, kudo ku kanë shkuar, kanë “marrë me vete” edhe Sinicën, e “marrin me vete” këtë “margaritar”, të bekuar nga natyra, të “mallkuar” nga politika e politikanët e megjithatë, bukurinë që i ka falur Zoti dhe dashurinë që kanë për të sinicarët, nuk ia heqin dot.
“Vij këtu të çmallem/ Dhe ik më i malluar” thotë Fuat Memelli në një poezi të shkruar vite më parë.
Por, le të mos shkëputem nga Eshrefi. Kisha dëgjuar shumë për këtë burrë fisnik dhe tani që e njoha kam aq shumë për të shkruar, për këtë model atdhetari, patriot si askush, baba shembullor, gjysh “i rinuar”. I qeshin sytë nga gëzimi, i qesh zëmra. Ka ardhur t’i japi dorën e fundit urrës që ka ndërtuar me shpenzimet e veta, urrës që bashkon shtëpinë e prindërve të tij me anën tjetër të lumit, që ata të qëndrojnë më afër me bashkëfshatarët, myslimanë e të krishterë.
Nga kursimet e tij, ka shpenzuar jo pak por 160 mije lekë te reja, në kujtim të prindërve.
Vjershëtori popullor, Eshref Memelli, ka shkruar edhe për urat:
“Këto urat me gurrë / Nuk do bien kurrë / Aty shkojnë myslimanë e të krishterë / Që duhen më shumë se përherë / Janë bërë krushq disa herë, / Rrallë ndodh në fshatrat e tjerë!” Po cili është Eshrefi? Është njëri nga pesë djemtë e Selim Memellit bashkë me Nazmiun, bërë natyra, apo bekimi nga të parët e tyre që me zgjuarsinë dhe bujarinë natyrale, të pleksur me ato të shkollës, me Idhullin e mësuesisë Dhimitër Farmaqi? Ajo shkollë ka qenë “burimi” i dijeve nga mësuesit që kanë bërë epokë si Dhimitër Farmaqi, Petraq Samsuri, Jani Skënde, Dhionis Themeli, Stavri Dimashi, Jani Depo, Arthimi Depo, Shadije Batelli, etj…
Kushtet tejet të vështira ishin, por vështirësitë, i mposhtnin. Eshrefi në një nga poezitë e tij thotë: “Kushtet për të mësuar mungonin / Nën Familja e Eshrefit Kapiten i Parë. Punoi si atdhetar i vërtetë, në Korçë, Fier e së fundi në Pogradec, ku doli edhe në pension.
Aktualisht, jeton në qytetin e Pogradecit, por kohën e ndan më dysh që të mos i mbetet “hatri” as Sinicës as Pogradecit.
Mallin për Sinicën nuk e shuajti asnjëherë.. Nuk vjen vetëm në behar ne Sinicë, por edhe dimrin. “Valë e bukur moj Sinicë / Do të vij dimrit me ngricë / Do vishem trashë si shakull / Do sodit qirinjtë me akull”. Duket sikur Eshrefi, është “vakëfi” ku kanë gjetur “strehë” të gjithë, të rinj, të reja, moshatarë.
Dy vajzat e Eshrefit, Linda dhe Merita Memelli jetojnë në Nju Xhersi në Amerikë. Dobësia e tyre është Sinica. Që të dyja me profesionin e ekonomistes së lartë dhe çdo qindarkë që mbledhin e dorëzojnë për fshatin, pasi Sinica për to është bërë si një pjesëtare e familjes. Eshrefi, të gjithë i përfaqëson denjësisht, me gëzimet, hallet , brengat, me mallin për Sinicën, për Valën, për kurorën e gjelbër, për traditat e të parëve.
Të gjithë kanë të njëjtat dritën e kandilit mësonim / Veten, prindër e mësues të nderonim”. Vite përpara Fuat Memelli shkruante për “Shkollën që pikon lot”. ”Lotët” e saj, ishin edhe “lotët” e sinicarëve. U mblodhën nga ishin e nga nuk ishin e vendosën të kursenin diçka e të kontribuonin për shkollën si për familjet e tyre.
Sot, “lotët” e shkollës, kanë pushuar pasi me kontributet e mbledhura nga sinicarët dhe disa miq të tyre, nën drejtimin teknik të sinicarit të përkushtuar Albert Hysolli, iu hodh çati betoni. (Disa vjet më parë Alberti ndërtoi ujësjellësin e fshatit me shpenzimet e tij.) Por, shkollës akoma nuk po “i qesh plotësisht buza”, pasi vazhdojnë punimet e brendshme për kthimin e saj në muze. Sinicarët në Shqipëri e nëpër Botë sytë i mbajnë “katër” e shohin gjithçka ndodh në Sinicë e Shqipëri, ndërsa veshët i mbajnë “pipëz”, dëgjojnë e nuk i shpëton asgjë të mësojnë edhe sa kursime janë mbledhur për Sinicën, sikur të ishin në garë me njëri tjetrin, për të kontribuar për fshatin.
Siç na thotë kryetari i Shoqatës “Sinica”, Stavri Dimashi, nga viti 2015 e këtej janë mbledhur 1 milion e gjashtëqind e dyzet e një mijë e treqind e tetëdhjetë lekë të reja. Stavri ka dokumentuar çdo qindarkë të mbledhur e të shpenzuar, ndërsa vajza e tij, Anila Dimashi Qirjazi, para disa muajsh ka hapur një faqe në internet ku janë hedhur gjithë kontributet. Kështu do të bëhet e mundur që një ditë shkolla të “flasë” vetë me “gojën” e saj si muze, të “flasë” për traditat e të parëve, për historinë, për dritën e diturinë për ata qindra e mijëra të larguar me kohë, për nipat dhe mbesat. Me nismën dhe kontributin kryesor të Linda Memelli (Musaj) si dhe mbështetjen nga Raif Memelli, Afrim e Raul Memelli, u investuan 100 mije lekë të reja dhe u bë thurja me rrjetë teli e shtylla betoni e varrezave të komunitetit mysliman.
Po kështu u bë rindërtimi i murit të varrezave të komunitetit të krishterë me 180 mijë lekë të reja nga Koço Jorgo Tahiri, Valbona Jorgo Tahiri dhe Petrika Thoma Ferezi, që të parët të prehen të qetë, për punën e mirë që kanë bërë pasardhësit e tyre. Duket sikur të gjithë janë në garë me njëri -tjetrin për të kontribuar për vendlindjen. Kohët e fundit nipi i Eshrefit, Gjergji Memelli, investoi afro 50 mijë lekë të reja për rikonstruksionin e një çezme në mëhallën lart.
Dy vjet më parë Sotiraq Karamelua investoi për rikonstruksionin e një ure dhe një çezme në mëhallën poshtë. Krijimi i Shoqatës “Sinica” disa muaj më pare, e ka nxitur edhe më shumë kontributin e sinicarëve për vendlindjen. Një nga anëtarët e parë të saj, ishte edhe Eshrefi. Dita e Shën Kollit që përkujtohet çdo 20 Maj, i mbledh sinicarët e festojnë së bashku. Aty Perikli Panua promovoi edhe librin e tij me mbi 200 serenata të kënduara në Sinicë. Po aty e promovoi edhe librin e tij të parë me poezi Besnik Memelli. Por, problemi numër një për Sinicën është rruga, më mirë t’i themi “mallkimi” që politikanët vazhdojnë t’i bëjnë sinicarëve. Gjuha shkon aty ku dhëmb “dhëmbi”. Nuk e bënë këtë rrugë as pushtuesit, as mbreti Zog, as diktatori, pavarësisht që thoshte:”Sikur të isha 20 vjet, do të vija të jetoja e të punoja në fshat”.
Nuk po e bën as ky kapitalizëm që nuk është as “larush” e as “balash”!. Rruga ka filluar të bëhet nga Mirasi deri në Arrëz, por sinicarët shpresojnë për 1, 7 km të shkojë edhe në Sinicë . Për këtë pjesë (1, 7 km) ka premtuar para disa ditësh kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, kur ishNjë piknik në Sinicë është “bekimi” i natyrës, ndoshta është mallkimi nga politika që këta njerëz janë kaq të bashkuar me njëri – tjetrin, ndoshta, janë të dyja, ndoshta asnjëra..
Të gjitha këto, i hamendësoj për të gjetur burimin e asaj force që i ka bërë këta banorë si njërin- edhe tjetrin qysh nga fëmija e deri tek më i moshuari të kenë të njëjtën “prerje”: mallin dhe dashurinë për fshatin e tyre, si askush tjetër. E, megjithatë, kudo ku ata janë në çdo cep të Botës, e dëgjojnë njëri – tjetrin, nuk ia prishin njëri – tjetrit, kanë të njëjtat halle me njëri- tjetrin, hallet e vendlindjes, përpjekjet e të gjithëve për t’i “zbutur” sa më shumë vështirësitë. Le të shpresojmë! Sido që të jetë, ata të tillë mbeten, shembull kudo ku jetojnë e punojnë.
Kudo ku ndodhen, secili prej tyre “ka marrë me vete” edhe Sinicën, e secili prej tyre sipas mundësive, kontribuon për Sinicën, të bukurën e Devollit. Kam takuar shumë banorë të këtij fshati në Tiranë, Korçë, Elbasan, Pogradec e kudo. Të gjithë janë një “prerje”, të gjithë kanë të njëjtin mall e dashuri për fshatin e tyre, të gjithë mendojnë të bëjnë diçka. Për Sinicën, nuk shkruajnë vetëm disa nga poetët e Devollit të Sipërm si Fuat Memelli, Riko Hanelli, Besnik te ditën e Shën Kollit në Sinicë.
Rruga Sinicë – Dardhê 4 km e gjatë, nuk dihet kur do fillojë megjithëse Niko Peleshi premtoi vitin e kaluar në një emision te TV Korça, se do fillonte sivjet, por të shohim… Rregullimi i rrugës nga Mirasi ka filluar dhe po punohet. Edhe ujin e Valës së Madhe, këtë mrekulli të natyrës deshën ta marrin , por si shumë sinicarë edhe Eshrefi e ngriti zërin:
“Valë me kë ke hyrë në “gjak” / Më i bukuri katarakt / Ujë flak e ujë rrëshqet / Ke natyrën arkitekt/ Zoti e dënon atë që të prek”. Politika i bëri “mallkim” këtij vendi të shenjtë e të bekuar, ndërsa natyra, i tha: “Ju vendosa në një vend të zgjedhur që të jetoni si e meritoni. Nuk ju dha-shë shumë tokë, por ju dhashë livadhe e kullota , ajrin e pastër të mbushur me ozon për jetën, ju dhashë ujë të pastër, ju dhashë të gjitha mirësitë.”
Ndoshta Memelli e Meti Fidani, nuk shkruan vetëm Eshrefi ky burrë fisnik me shume vlera, por kush më shumë e kush më pak, shkruajnë të gjithë, sepse “lëndën e parë” e kanë të gjithë: mallin, dashurinë, natyrën e rrallë të Sinicës. Të gjitha së bashku kanë bërë atë që Devolli dhe Sinica të marrin të drejtën e qytetarisë ndërkombëtare. Edhe unë ndihem disi i hutuar mes vlerave të shumta të këtyre banorëve, që duket sikur nuk janë të formuar prej mishi e gjaku, por prej malli e dashurie për vendlindjen.
Edhe në këto rreshta, jam i ndërgjegjshëm se nuk i kam thënë të gjitha për njeriun patriot e fisnik, Eshref Memelli si dhe për Sinicën, prandaj jam i bindur se duhet vazhduar kjo nismë, për të mos e lënë me kaq, sepse në Sinice duhet ulur “këmbëkryq”, ose siç thotë shprehja tjetër e popullit “duhet një natë dimri”…
*Botuar në rubrikën “Zëri im” të gazetës “DRITA”.