Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë Grida Duma, e cila doli fituese në zgjedhjet e 25 prillit nga lista e PD në qarkun e Tiranës, foli sot në emisionin “Kjo javë” për procesin zgjedhor dhe bilancin e deritanishëm të PD-së.
Duma u shpreh se PD nuk kishte asnjë pushtet, ndryshe nga mazhoranca që i kishte të gjitha pushtetet, arriti të ndahej me një diferencë të ngushtë nga votash PS.
Për Grida Dumën PS është si Partia e Punës dhe nuk mund t’i kthejë shkëlqimin qytetarëve, përkundrazi.
“Bilanci i deritanishëm nuk matet me shifrat statistikore, që i takojnë PD dhe opozitës në tërësi. Fakti që edhe me shifrat e sotme, përtej asaj që do të jetë më vonë një rinumërim, ankimim, mendoj që PD pa asnjë pushtet, pa qenë as në parlament, përkundrejt një pushteti qendror-lokal, një mënyre administrimi më skandalozin, që ishte informacioni deri te karta e identitetit që kishte PS, përballë të gjitha pamundësive që kishte, u nda me PS me 37 mijë vota në total, me statistikat e sotme, pra jo më shumë se 3.7 mandate. Nëse PD atë rezultat të ngushtë do ta tenderonte përmes krimit dhe organizatave kriminale, patjetër që do të ishte në pushtet, por një e keqe do të zëvendësonte një të keqe. Jo PS, Rilindja i detyrohet shqiptarëve një gjë shumë të madhe. Patjetër ata janë trashëgimtarë të Partisë së Punës, e cila nuk është partia që i dha shkëlqim popullit, por i dha izolim. Kjo parti, PS, i detyrohet shqiptarëve, t’i largohet me të gjitha mjetet kërcënuese, spiunuese, e jo ta përsërisë historinë e vet. Nuk e imagjinoj dot veten që të ulem në një tryezë me bandat dhe nuk do ta uroj kundërshtarin, nëse rezultati i tij, pra rezultati i PS në Kavajë e Rrogozhinë, vjen pas asaj fotoje me bandat, dhe ata e kanë këtë krenari, për mua nuk është e tillë. Ka vite që nuk ka zgjedhje normale në Shqipëri.
Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?
Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.
Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vjedhje.