Deputetja Rudina Hajdari u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndëshkojnë me votë në 25 prill “3-4 personat” që sipas saj pasurohen në kurriz të tyre.
“Kemi një kryeministër që i pëlqen modeli turk i qeverisjes. I pëlqen ideja e të qenit sulltan, të shkruarit termane natën. Kurse ai që është jashtë, pëlqen idenë ruse të qeverisjes. Ata që janë kontribute në PD ai i shpall armiq.
Këta nuk e duan procesin e integrimit europian sepse do të thotë më shumë fuqi për qytetarët, për ligjin, për Kushtetutën, më pak ose aspak për 3-4 persona që e katandisën Shqipërinë me një bilanc negativ”, tha deputetja.
Më tej, ajo ftoi qytetarët që të bëjnë kthesën në 25 prill.
“Për 2 muaj ju do të merrni një vendim të rëndësishëm me votën tuaj. Mos mbështesni më pasurimin e 3-4 personave në kurrzin tuaj. Në prill ne do fillojmë kthesën e këtij kombi. Kosova e nisi. Forca qytetarë shqiptarë, mos kini më frikë nga këta”, shtoi Rudina Hajdari.