Një shqiptar rrezikon deportimin gjashtë muaj pasi kishte hyrë ilegalisht me një kamion në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u kap nga policia në South Derbyshire ndërsa po ngiste një furgon në autostradën A50 në South Derbyshire. Policia e qarkullimit rrugor në Derbyshire ndaloi fugonin e bardhë të martën me 16 shkurt. Emigranti u ndalua pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas të dhënave nga policia shoferi ishte nga Shqipëria, i cili kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme gjashtë muaj më parë.
Ai ndodhet në paraburgim ndërsa fugoni është sekuestruar.
Çështja është dërguar në gjykatë dhe pritet që së shpejti të merret vendimi në lidhje me emigrantin shqiptar.