Më shumë se 140.000 viktima të trafikut të seksit që sot janë në Evropë, rreth një e treta vijnë nga Ballkani. Në një raport të OKB-së të botuar në vitin 2018, apo në raportet nga institucionet botërore si nga Organizata Botërore për Migracion (IOM) japin shifra shifra të frikshme përsa u përket numrit të punonjëseve të seksit me origjinë shqiptare, të cilat bien pre e sulmeve ku dhe humbin jetën.
Numri i tyre sot mendohet të jetë më shumë se 100 mijë në të gjithë Europën. Ato janë të instaluara kryesisht në Itali, Greqi, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjike, Britani, Austri, vende ku shesin trupin për shifra nga 20-500 euro, në rastet kur gjejnë klientë të pasur. Në shumicën e rasteve, gratë dhe vajzat shqiptare të kamufluara në rolin e kamariereve, banakuereve apo masazhiereve, ofrojnë shërbime ekstra në vendet ku punojnë, duke i përshpëritur në vesh klientit se mund të dalë me një ‘happy-end’ nga klubi ku ka shkuar të argëtohet.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtar nga Gjeopolitika dhe Observatori i Krimeve (Observatoire Geopolitique et Criminalite-OGC) thuhet se mijëra femra shqiptare nga Kosova e Shqipëria kane pushtuar vendet e BE-së për të u marr me prostitucion, pas të cilave qëndrojnë banda kriminale që shumë herë kërcënojnë punonjëset në këmbim të parave.
Por bota e këtyre grave nuk është vetëm kaq…kryej shërbimin dhe merr paratë. Jo pak herë, gazetat e mëngjesit dhe titujt e portaleve janë mbushur me fjalët “vritet punonjësja shqiptare e seksit”, dhe pas këtyre krimeve ka qenë një klient i pakënaqur, një tutor i dhunshëm, një partner ‘xheloz’ apo edhe një familjar fanatic.
Rasti më i fundit ishte masakrimi i Luljeta Heshtës…
Më datë 7 shkurt, punonjësja shqiptare e seksit, Luljeta Heshta, 47 vjeçe, u qëllua për vdekje në mes të qytetit të Milanos. Për vrasjen e gruas u prangos partneri i saj, ish-polici Alfred Kipe, i cili ende nuk e ka pranuar krimin. Luljeta u vra në hyrje të rrugës për në Pedriano, zonë që njihet si një pikë “prostitucioni”. Ajo u tërhoq zvarrë disa herë nga Kipe, i cili qëlloi plot pesë herë me thikë pas shpine, plagë të cilat i morën dhe jetën. Alfred Kipe u filmua nga dëshmitarë të krimit teksa largohej mjaft i qetë pas vrasjes, por tashmë ndodhet në burg. Vendi ku u vra Heshta, mbetën pas qirinjtë dhe lulet që nuk do ta ngushëllojnë dot shpirtin e dy fëmijëve që ajo la pas…
Një tjetër rast që bëri bujë dhe në mediat ndërkombëtare ishte ai i Brunilda Kovacit.1 / 4Brunilda Kovaci
Më 27 dhjetor 2019, 37-vjeçarja shqiptare u gjet e masakruar dhe gjysmë e djegur në një pyll të Francës në vigjilje të Krishtlindjeve. Nëna e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë ku punonte si punonjëse seksi dhe kishte me vete vetëm djalin e vogël të moshës 3-vjeçare. Ajo u soll në Shqipëri, në Fier ku dhe u përcoll për në banesën e fundit nga të afërmit e saj. Fëmijët e të ndjerës kanë mbetur në duart e nënës së saj që me lot në sy, në shumë dalje mediatike, kërkonte drejtësi. Për vrasjen e saj u vu në pranga një klient që dyshohet se ishte autori i aktit makabër.
Më 11 qershor të vitit 2018, mediat italiane shkruanin për një 20-vjeçare shqiptare, e cila u dhunua për vdekje.
Anxhela Meçani, që sipas mediave të vendit fqinj, punonte si punonjëse seksi, u dhunua në mënyrë makabre dhe u hodh në një rrugë në zonën e Torinos.
20-vjeçarja u gjet nga një kalimtar dhe u shtrua në spitalin Santa Croce di Moncalieri, por nuk mbijetoi dot. Për këtë ngjarje nuk pati asnjë të arrestuar, ndërkohë që pistat e hetimit ishin dy: Anxhela mund të ishte eliminuar nga organizata për të cilën punonte, ose të kishte takuar klientin ‘e gabuar’.
Më 3 mars të vitit 2015, një tjetër vajzë shqiptare u vra me thikë nga një italian, që ishte klienti i saj. 30-vjeçarja shqiptare shkoi në shtëpinë e klientit, Carmine Losio, 50 vjeç për të marrë shpërblimin e radhës, por nuk doli më gjallë që aty.
Losio mori thikën nga kuzhina dhe e qëlloi të renë shqiptare me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, me të njëjtën thikë ai tentoi të vriste veten. 50-vjeçari vuante nga depresioni por pavarësisht gjendjes së tij, u vu në pranga, për tu përgjigjur për krimin e rëndë.
Më 11 mars të vitit 2014, kufoma e një vajze të re në moshë, me origjinë shqiptare u gjet në një kasolle të braktisur, në veri të Italisë. Mediat italiane shkruanin se trupi i pajetë është gjetur në malin Bue, në afërsi të lokalitetit Çene të Bergamos dhe se e reja shqiptare ishte vrarë nga një burrë vendas.
Shqiptarja ‘shiste’ trupin e saj në këmbim të parave, por atë natë nuk përfundoi gjithçka si një marrëveshjeje biznesi. Klienti e vrau dhe gjatë arratisjes nga vendi i krimit, u aksidentua, gjë që bëri që të arrestohej.
Këto histori janë më të bujshmet në media ndër vite, por viktimat si pasojë e konflikteve me tutorët dhe klientët e ‘egër’, janë shumë më tepër. Historitë kanë treguar se prostitucioni është i rrezikshëm dhe se shumë gra e vajza të tjera janë krcënuar me jetë, por janë gjetur në momentin e duhur para karabinierëve, duke u shpëtuar duarve të burrave të ‘uritur’. Papunësia e madhe, kriza ekonomike në vend, ka bërë që ndër vite djem e vajza të reja të marrin arratinë në rrugët e Europës për të një të ardhme më të mirë.
Por jo gjithçka, ka shkuar sipas planit, dhe nëse djemtë janë bërë pjesë e organizatave të trafikut të lëndëve narkotike, femrat kanë zgjedhur rrugën e prostitucionit. Në dimër e në verë, të reja apo në moshë, gratë zbulojnë trupin e tyre në rrugët e Europës për të joshur klientin e radhës, të cilit pretendojnë t’i marrin paratë për të paguar tutorin që u siguron një vend ku të fusin kokën….e ndoshta një pjesë të tyre e sjellin në Shqipëri, ku kanë lënë familjet. Kështu vazhdon jeta e tyre, deri në momentin që ai klient, i cili u jep shpërblimin për kënaqësinë seksuale…mund tu marrë edhe jetën…