Kandidatët për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Avdulla Hoti dhe Enver Hoxha po presin në ankth verdiktin e votuesve në zgjedhjet e14 shkurtit, edhe pse të tre e dinë tashmë se sondazhet nxjerrin një fituese me diferencë të madhe votash: Lëvizjen Vetëvendosje. Por në Kosovë, fitorja në zgjedhje, nuk është garanci për formimin e qeverisë, pasi gjithçka do të varet nga numri i votave që do të marrin partitë e tjera, të cilat ashtu si në të kaluarën mund të bashkohen kundër Vetëvendosjes.
Më shumë se 1000 mijë kandidatë për deputetë janë duje kryqëzuar gishtat me shpresën se do të bëhen pjesë e Kuvendit, edhe pse asnjë kabinet në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin e tij të plotë katër vjeçar. Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, miratoi listën përfundimtare të zgjedhësve, me 1,794,862 qytetarë, mbi 143,000 votues më pak se në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019.
KQZ tha se numri i votuesve kishte rënë sepse shumë votues që nuk kanë dokumente të vlefshme të Kosovës ishin hequr nga regjistri. Në të kaluarën, ata që posedonin ID të lëshuar nga Misioni Administrativ i OKB-së, UNMIK, ishin përfshirë në listë.
Zgjedhjet e parakohshme u shpallën në dhjetor, kur Gjykata Kushtetuese vendosi që qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës e Avdullah Hotit, LDK, ishte e paligjshme sepse ishte votuar në zyrë me ndihmën e një vote të pavlefshme të hedhur nga një deputet që kishte një dënimi penal në tre vitet e fundit. Hoti u zgjodh kryeministër pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila kishte ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të mëparshme të parakohshme në tetor 2019, u rrëzua pas vetëm 51 ditësh në zyrë dhe shpreson të rizgjidhet kësaj radhe me votat e popullit.
Hoti po kandidon për postin e Kryeministrit për herë të dytë. Hera e parë ishte në vitin 2017, kur partia e tij LDK përfundoi në vendin e tretë në zgjedhjet pas një koalicioni të PDK-së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe NISMA dhe Vetëvendosje.
Kandidati i tjetër është Enver Hoxhaj i PDK-së, i cili u instalua përkohësisht në krye të PDK-së vetëm në nëntor të vitit 2020. Profesori 51-vjeçar i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës mori kontrollin e partisë pasi Gjykata e Specializuar me bazë në Hagë, e ngritur për të gjykuar krimet e luftës të kryera në luftën e Kosovës, arrestoi udhëheqësin e tij, Kadri Veseli.
Ndërkohë, për Kurtin, zgjedhjet e së Dielës janë hera e tretë që ai kandidon për Kryeministër, megjithëse atij i ndalohet të kërkojë vendin e një deputeti pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që asnjë i dënuar për një krim në tre vitet e fundit nuk mund të zgjidhet në parlament.
“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, deklaroi Kurti pasi hodhi votën e tij në Prishtinë.
Kurti kandidoi për herë të parë për postin e Kryeministrit në 2017, por dështoi. Suksesi pasoi zgjedhjet e vitit 2019 pasi partia e tij doli në vendin e parë. Por kësaj radhe, me Vjosa Osmanit në krah, ai shpreson të korrë një fitore edhe më të madhe në mënyrë që të mos kalojë shumë “vija të kuqe” në formimin e qeverisë.
Nga një sondazhi i realizuar nga kompania PIPOS, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.95% të votave. Pas Vetëvendosjes qëndron Partia Demokratike e Kosovës, me 22.3%. Subjekti politik i tretë në zgjedhjet që mbahen të dielën del të jetë LDK-ja, me 19.35%. Subjektet e tjera politike me përqindje janë AAK 7.8% dhe Nisma me 3.15%.
Por analisti Florim Zeqo i thotë Gazetës Si se asnjëra parti nuk do të arrijë të fitojë sot votat absolute për formimin e qeverisë. Sipas tij, Parashikimet janë që LDK dhe PDK të marrin më pak vota sesa në zgjedhjet e kaluara, kurse AAK mbetët në të njëjtin nivel si zgjedhjet e para një viti. “Pa dashur të flas në mënyrë hipotetike për përqindjet e rezultateve zgjedhore, LVV do të dalë partia e parë, dy partitë e mëdha (LDK dhe PDK) do të jenë në garë për vendin e dytë, ndërsa partia e tretë pritet të jetë AAK. Kësisoji, edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të ketë nevojë për marrëveshje politike mes subjekteve aktuale për formimin e qeverisë së re. Për këtë arsye, fituesi më i madh i zgjedhjeve të jashtëzakonshme do jetë partia e cila i bashkëngjitet subjektit fitues të zgjedhjeve, e cila automatikisht do ta merrte postin e presidentit dhe gjysmën e posteve ministrore”, shprehet ai për Gazetasi.al.
Me shpalljen e zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, partitë politike kanë lënë mënjane aleancat parazgjedhore, duke i lënë të gjithë mundësitë për bashkëpunime politike të hapura pas tyre. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, deri më tani kanë munguar deklaratat për vija të kuqe dhe përveç një aleancë të dytë mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, partitë e tjera politike nuk e kanë përjashtuar formimin e qeverisë me “armiqtë” e tyre politikë. Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe përqindja e votave që do të marrin secila nga partitë politike, mund të cojë sipas analistëve edhe në eliminimin e vijave të kuqe. Në Kosovë, nuk janë të rralla rastet nga legjislaturat e kaluara, kur partitë politike pas ditës së zgjedhjeve të ndryshojnë qasje në raport më partitë kundërshtare dhe lidhjen e koalicioneve pas zgjedhore”
Analisti Artan Muhaxhiri i thotë Gazetës “Si”se nëse koalicioni LVV-Lista Vjosa Osmani arrijnë të marrin 61 për qind të deputetëve në Kuvend, (pak e besueshme) atëherë ky koalicion do të formojë i vetëm qeverinë. “Por me shumë mundësi këtij koalicioni do t’i duhet parti tjetër (PDK apo AAK),të cilat do të kërkojnë një pjesë të madhe të “tortës”. Po secili subjekt do të kërkonte edhe ndryshimin e programit qeverisës të fituesit të zgjedhjeve, që do të jetë vështirë për t’u kapërëdirë për koalicionin fitues (tejet kryeneç LVV-Lista Osmani). Po nëse koalicioni fitues LVV-lista Osmani nuk arrin të marrë 40 deputetë në Kuvend, atëherë qeveria do të formohet me shumë mundësi nga një koalicion LDK, PDK, AAK, duke i dhënë mundësi Ramush Haradinajt të marrë postin e presidentit”, shprehet ai.