Pas vendimit të GJKKO “arrest me burg” për gjyqtaren Enkelejda Hoxha ka folur avokati Ardian Visha.
Ai është shprehur se ka kërkuar “arrest shtëpie” për gjyqtaren pasi ajo është e divorcuar dhe ka nën kujdestari dy fëmijë, një të mitur dhe një të sëmurë që vuan nga autizmi.
Por Gjykata pavarësisht arsyetimeve të avokatit ka vendosur masën “arrest me burg” duke lënë kështu në qeli Enkelejda Hoxhën.
“Nuk meritoi këtë masë sigurie për shkaqe humanitare. Ajo është një nënë e vetme që rrit dy fëmijë, një të mitur dhe një fëmijë që vuan nga autizmi,” tha avokati.