89-vjeçarja rrëfen momentin e tmerrshëm të dhunës nga nipi Saimir Metani.
“Më zhveshi, të tëra rrobat. Unë e shtyja ai më binte. Më godiste, më vriste, më dërrmoi”.
-Të preku në vende intime?
“Më kapi me zor, unë e shtyja, qaja, më dërrmoi.
Ku kam gjoks unë që të më kapë… Dua ta rrah dhe unë, se më torturoi shumë. Më qëlloi shumë te koka”, thotë nëna teksa qan kur kujton momentin tronditës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari Saimir Metani e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.