Përgjimet e anëtarëve të klanit “Ndrangheta” nuk kanë të ndaluar. Në bisedat e reja, të publikuara ditën e sotme, ‘Princi’ i klanit mafioz Antonio Gallo është dëgjuar duke folur me ortakët e tij për ndërtime pallatesh në Tiranë, ku thotë se në gradaçelat e reja banesat shiten me 3800-4000 euro për metër katrorë, ndërsa kostoja e vërtetë është vetëm 510 euro.
Në bisedë, Gallo thotë se kryepolicin e Tirans, mund ta peshkojë edhe me një pjatë mocarella, por pa përmendur emër.
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.
Speziali: Apartamentet…
Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.
Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.
Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?
Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.
Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..
Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?
Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)…atë të policisë në Tiranë mund ta peshkoj me një pjatë me djathë mocarella (qesh).