Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është paraqitur sot në SPAK.
Ai është pyetur nga prokurorja Manjola Kajana në lidhje me disa emërime në Bashki.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë, mes tyre edhe kryetari bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memollan, duke e akuzuar për blerjen e votave në këtë qytet.