Belind Këlliçi, kandidat i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka paraqitur projektin që sipas tij, sjell zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha që ka sot kryeqyteti, trafiku i rënduar.
Me një hartë dhe plan të studiuar, Këlliçi tha se hapja e dy nënkalimeve poshtë Sheshit Skënderbej, do të reduktonte pothuajse përgjysmë trafikun në Tiranë. “Është një ndërhyrje që kushton 4.7 deri në 4.9 milionë euro dhe nuk e cënon Sheshin Skenderbej”, pohoi Këlliçi në Syri Tv.
“Dua të tregoj një propozim të dytë që kam për lehtësimin e trafikut në kryeqytet kryesisht në zemër të Tiranës, në unazën e vogël në pjesën që të gjithë qytetarët e vuajnë dhe e përjetojnë, në pjesën që ka të bëjë në fakt me sheshin Skënderbej. Unë ju premtoj të gjithë qytetarëve të Tiranës sot se kam një projekt që sigurisht e kam konsultuar me urbanistët dhe inxhinierët më të mirë për të Ļarë nëntokën e sheshit Skënderbej në një gjatësi prej 410 metrash në total.
Pra 200 m shkon vetëm pjesa e sheshit pa e prekur fare parkimin që është nëntokësor, nuk e prek parkimin nëntokësor që është 6000 m2 për të filluar me korsi për të lidhur bulevardin me rrugën e trenit Zogu I, pra makinat që vijnë nga treni mos të rrotullohen më tre herë në semafor për të dalë në Bulevardin kryesor por për t’u futur me radhë hyrëse në tunel për të dalë në Bulevardin kryesor.
Në anën tjetër me 2 korsi të tjera një korsi mbetet e hapur për t’u futur djathtas në Bashkia për në ‘Torre Drin’ për të vazhduar në “Pazar të Ri” apo në “Rrugën e Dibrës” dhe pjesa tjetër për ta lidhur për ta nxjerrë fare mirë në Bulevard. Lehtëson minimalisht gjysmën e trafikut në këtë zonë”, u shpreh Këlliçi në një emision në Syri Tv.