Nga Habjon Hasani
• Me dha shije te hidhur videoja qe pashe; me duket e vrazhde dhe hakmarrese. Solidarizohem plotesisht me cilindo investitor te cilit i privohet e drejta per ta zgjidhur mosmarreveshjen me vendim gjykate. Kjo eshte ndjesi, instikt fillestar, e mira eshte te arsyetojme pak me tej.
• Nuk i hyj fare debateve dhe kritikave mese te drejta qe i jane bere Hysenbelliut si botues; per linjen editoriale. Sepse te gjithe botuesit e medhenj i shoh te zene ne çark; ne nje sistem pa rregulla qe vet e zgjodhen te tille sepse merrnin favore. Shqiperia ka ndoshta shifren me te larte ne bote te televizioneve per numer banoresh. Eshte degraduar televizioni publik RTSH dhe kane lulezuar televizione tjera private qe mbijetesen e sigurojne veçse nepermjet favoreve ekskluzive me qeverine.Ky nuk eshte problem i Irfanit; edhe tjeret ne çark jane, ky eshte sistem.
• Me pelqeu qe Hysenbelliu gjeti rastin t’i kerkonte ndjese Taulant Balles pas degjenerimit qe i beri kur kuzhinieri i tij i kujtonte Balles brusketat dhe bifteket qe kishte ngrene ne restorant. Jam tronditur kur e pashe ate kronike dhe m’u duk gjest teper i ulet dhe thyerje e çdo kodi t’i numeroje ditet e qendrimit ne hotel dikujt qe e quan mik. Reflektimi me pelqeu.
• Disa personalitete me peshe ne PS e me gjere i kane kerkuar Rames ta mendoje dhe njehere kete aksion por ai ka kembengulur duke i shperfillur te gjithe. Kjo me ben te mendoj qe diku eshte thyer nje kod, nje fjale e dhene; kjo kembengulje e Rames me ben te mendoj qe ai ka bindjen se Hysenbelliu e ka ngrene pas shpine. Ndoshta nuk eshte rastesi qe goditja ndaj Hysenbelliut erdhi direkt pas goditjes qe ju dha Arben Ahmetajt, por si i kane punet dhe marreveshjet ata e dine. S’gjykon dot pa patur info ne koke.
• Rama ka dhene sot nje mesazh per gjithe investitoret e tjere. Sigurisht qe ky eshte mesazh ne nivel krejt privat, flet per privatizim total te shtetit por nga ana tjeter, edhe keta investitore ishin komod me pakte private kur nenshkruan favoret dhe nuk eshte se e vrane mendjen per shtetin ose interesin publik kur bene hesapet.Ndaj dhe kjo pike eshte teper delikate kur e trajton.Me sa kam kuptuar Edi Rama eshte manjak i klauzolave te marreveshjeve qe ben. Nuk i shpeton asnje germe. Dhe per sa bie dakord ne klauzola ai e respekton. Por sigurisht ai nuk pengon asnje qe te bjere ne kurthet e iluzioneve te veta.Fjala vjen; ai te jep nje leje per kulle me 20 kate, por ai s’te pengon qe ti te genjesh veten e te thuash “e kam mik Ramen” “e kam vlla”, e t’ja kercasesh dhe nja 10 kate tjera pa leje e ta çosh kullen 30 kate.Por pasi ke bere 10 kate pa leje dhe nis e i shet dhe dengla, sigurisht qe Rama pastaj vepron me tjera mjete.Shumica e investitoreve te medhenj shqiptare jane ne kushtet e ketij iluzioni sot, jane kryesisht abuzues me ndertimet apo kontratat e tjera, çka me ben te mendoj se sot kane perjetuar terror dhe kane marre mesazhin shume qarte.
• Piketa e fundit. Ne Fier kemi nje shprehje:”Nuk behet gangsteri atje ku ha buke”.Nese ke bere ujdi dhe ke ngrene buke me dike, ose i ke shtrire doren per favore, s’mund t’i tregosh favoret qe u ka bere te tjereve kur merzitesh me te.Ose tregoji por nisja njehere nga favoret qe te ka bere ty, pastaj kalo te te tjeret. Idealja do ishte qe secili te ishte ne rrugen e vet dhe favoret te merreshin me gare dhe rregulla loje, mirepo ja qe dynjaja ku jetojme eshte e trazuar dhe shume larg ligjesive ideale, per pasoje prevalojne kontratat personale.
Keto lloj kontratash i dine ata qe i lidhin mes tyre, ne tjeret bejme sehir dhe shohim ose kulla dhe resorte qe ngrihen; ose kulla dhe resorte qe u vihet tritoli.Eshte çarku ku kemi rene te gjithe, vetem se tritoli qe na vene neve tjereve (ne forma te tjera) nuk ben shume buje meqenese ne s’kemi godina kushedi se çfare te larta, ose dhe s’kemi godina fare.
*Marrë nga Facebook i gazetarit