Brukseli është një ndër vendet ku kryqëzohen më së shumti rrugët e shqiptarëve. Dhe kjo jo vetëm në aspektin social por edhe atë politik ku jo pak herë gjendemi sy e veshë aty për të parë ndonjë dritë jeshile për proceset e integrimit.
Megjithëse shqiptarët e suksesshëm nuk mungojnë në asnjë skaj të botës, duket se kryeqyteti i Belgjikës është një ndër kryesuesit e destinacioneve që ka mikëpritur dhe mikpret mërgimtarë nga të gjithë trojet shqipfolëse.
Prej vitesh ata tashmë kanë ndërtuar dhe konsoliduar një komunitet elitar të mirëorganizuar që ka në themel rruajtjen e rrënjëve që e lidhin me tokën amë.
Ndërkohë përveç kultivimit të vlerave tona kombëtare, ata kanë mundur të përfaqësohen edhe me deputetin e tyre në Parlamentin e Brukselit përmes deputetit me origjinë nga Kukësi Ahmet Gjanaj.
Gazetarja Ilinisa Agolli, në ndalesën e saj të radhës është ndalur pikërisht në Belgjikë ku ka dokumentuar jetën e shqiptarëve të vendosur aty.
“DownTown” sjell emocionet e këtij rrugëtimi me bashkatdhetarët tanë dhe mikëpritësit e tyre si një kartolinë e bukur për të djeshmen, të sotmen, pse jo edhe të nesërmen.