Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaron se nëse Sali Berisha do të tërhiqej nga gara, do të kandidonte për kryetar i Partisë Demokratike.
Në emisionin e “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Këlliçi la të kuptohet se me Berishën në lojë nuk ka vend “për garë”.
“Sa shanse ka të bëhem kryetar i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara? Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar.Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: “Nuk bën hap pas, nuk e njeh indietro” – tha Këlliçi.