Korean times, ka përmendur diplomaten amerikane në Tiranë Yuri Kim si një kandidate për ambasadore në Korenë e Jugut.
Më herët Kim u përmend si kandidate për këtë post edhe nga “Korean Broadcasting System”.
Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan që nga dorëheqja e Harry Harris, por duket se ende nuk ka një emër konkret për të emëruar.
“Rreth 9 muaj nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe. “Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,”-tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump.
Megjithatë rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së nëpër botë mbeten ende vakante – dhe Korea e Jugut është një prej tyre. Vetëm 7 nga të emëruarit për ambasadorë të Bidenit janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat.
Koreja e Jugut është ndër në 25 vendet që ende nuk kanë asnjë nominim.