Deputetja Rudina Hajdari kujton sot 20 shkurtin e viti ’91 kur shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe i dhanë fund diktaturës në Shqipëri. Deputetja shkruan se babai i saj drejtoi protestat e studentëve që më pas sollën rrëzimin e bustit të Hoxhës.
Rudina Hajdari theskon se sot pas 30 vitesh është detyra e çdo të riu dhe të reje të pastrojë vendin nga mbetjet e komunizmit.
“30 vite më parë, nxitur nga protesta e studentëve e drejtuar nga Azem Hajdari, qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit duke shënuar kështu edhe fundin e një rregjimi të egër e diktatorial.
Sot mbas 30 vitesh, është detyra jonë, e çdo të riu dhe të reje, e çdo patrioti, e çdo shqiptari të mirë, të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit, të cilat janë shpërndarë fizikisht dhe si koncepte në të gjitha partitë e vjetra, dhe të nisim një epokë të re e perëndimore për Shqipërinë.
Jam e bindur se do ia dalim të bashkuar”, shkruan Rudina Hajdari.