Demokrati Tritan Shehu kujton sot 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Teksa kujton pasditen e 20 shkurtit 1991, Shehu paralajmëron se historia nuk ka përfunduar.
“Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perendimore, e vetmja kjo per egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet.
Ky 25 Prill eshte pikerisht ne kete vit te 30-te te asaj ngjarje madhore”, shkruan Shehu.E PLOTË:“E hodhem, e hodhem, e hodhem qelbesiren”!Kjo thirje e dale nga gjokset e zemrat e Tiranes mbare buciti 30 vite me pare, reth ores 14,15 ne Sheshin Skenderbeg, per te kaluar kufijte e Kryeqytetit e shperndare kudo ne mbare vendin, ne mbare Europen e Boten.Ishte ajo nje dite e pa krahasueshme per nga mesazhet, emocionet qe transmetonte jo vetem tek te gjithe ne qe e perjetuam ne ate Shesh ate ngjarje te madhe, qe simbolizoi permbysjen historike ne vendin tone, por dhe shume me larg, duke percuar shprese per liri, demokraci e Perendim tek te gjithe shqiptaret.
Ky ishte akti simbol i renies se nje prej dikaturave me te egra te shekullit XX-te…!Ishte ky nje akt madhor i paraprire nga ngjarjet ne Shkoder, Kavaje, Tirane etj, nga ai Dhjetor pak muaj me pare, nga ajo Greve me ato dite qe kaluam se bashku, studente e pedagoge ne ate Kinoteater te mbushur plot njerrez, entusiazem e vendosmeri.
Por historia nuk ka perfunduar….
Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perendimore, e vetmja kjo per egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet.
Ky 25 Prill eshte pikerisht ne kete vit te 30-te te asaj ngjarje madhore.